Bota

Përditësime/ Bomba ruse në një ndërtesë banimi në Ukrainë, 15 të vdekur

Rusët bombarduan qytetin Chasiv Yar, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese banimi.

11 Korrik 2022, 07:25 Nga s.s
Përditësime/ Bomba ruse në një ndërtesë banimi
Lufta Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt të këtij viti, e cila po bëhet çdo ditë e më shumë agresive. Kjo luftë ka sjellur krizë ushqimi dhe rritje çmimesh në mbarë botën.

Rusët bombarduan qytetin Chasiv Yar, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese banimi, ku mbetën të vdekur 15 persona.

Zhvillimet kryesore të 24 orëve të fundit:

· Forcat e Moskës bombarduan Chasiv Yar, një qytet në rajonin e Donetsk, në Ukrainën lindore, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese. 

· Sipas presidentit të administratës ushtarake rajonale Pavel Kirilenko, cituar nga UNIAN, në momentin që ata janë regjistruar 15 viktima, me 27 persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja. 

· “Gjatë operacioneve të shpëtimit, 15 të vdekur u gjetën në vendngjarje dhe pesë persona u nxorrën nga rrënojat”, kanë raportuar përmes Facebook dega lokale e Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës.

· Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet në bllokun e banimit u kryen qëllimisht.

· Shefi i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Haidai, cituar nga Ukrinform ka bërë të ditur në Facebook se trupat ruse po përpiqen gjithashtu të avancojnë në rajonin e Luganskut.

· Guvernatori i rajonit Pavlo Kyrylenko tha se shkatërrimi u shkaktua nga raketat ruse Uragan.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll