Aktualitet

VIDEO/ U bllokuan në një zonë të thellë mes Thethit dhe Valbonës, shpëtohen tre turistët çekë

Mësohet se turistët janë nxjerr nga policia e zonës, për shkak se vendi i thelpisur e bënte të pamundur uljen e helikopterit dhe nxjerrjen e tyre nga aty. 

10 Korrik 2022, 19:43 Nga I.A
VIDEO/ U bllokuan në një zonë të thellë mes Thethit dhe
Thethi

VALBONË- Tre turistët çekë që u bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit janë shpëtuar. Mësohet se turistët janë nxjerr nga policia e zonës, për shkak se vendi i thelpisur e bënte të pamundur uljen e helikopterit dhe nxjerrjen e tyre nga aty. Por pasi policia ka mundur që t'i njerrë në një zonë të aksesueshme nga helikopteri, turistët janë larguar nga ajri nga Thethi.

Tre turistët çekë u bllokuan në këtë zonë paraditën e sotme, por për shkak të terrenit të vështirë shpëtimi i tyre nuk është bërë i mundur deri në orët e tanishme.

 

bllokohen 3 turiste ceke ne theth

Sondazh

Poll