Aktualitet

Përplasen dy makina në Sarandë, plagoset pasagjerja

Sipas Policisë së Shtetit, një automjet tip “Audi” me drejtues të identifikuar me inicialet E. J., është përplasur me një automjet tip “Chrysler”.

10 Korrik 2022, 18:08 Nga k.m.
Përplasen dy makina në Sarandë, plagoset pasagjerja
Foto ilustruese

SARANDË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në prën 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë. Sipas Policisë së Shtetit, një automjet tip “Audi” me drejtues të identifikuar me inicialet E. J., është përplasur me një automjet tip “Chrysler”. Si pasojë është lënduar një prej pasagjereve, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B.  Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtetasja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton Policia.

sarande aksident ne sarande

Sondazh

Poll