Aktualitet

Aksident në Shkodër, 18-vjeçari përplas motorin me shtyllën

Mësohet se pasditen e sotme, i riu me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

10 Korrik 2022, 19:15 Nga I.A
Aksident në Shkodër, 18-vjeçari përplas motorin me
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një 18-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se pasditen e sotme, i riu me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar i riu, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll