Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas 12-vjeçarin

I mituri ndodhet në spitalin e Korçës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ndodhet në komisariat për të dhënë dëshminë mbi ngjarjen.  

10 Korrik 2022, 17:35 Nga I.A
Aksident në Korçë, makina përplas 12-vjeçarin
Foto Ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme sotme në aksin Voskopojë-Korçë. Mësohet se një 26-vjeçar me iniciuale K.G ka aksidentuar me makinë një të mitur 12-vjeçar i cili po ecte me biçikletë. I mituri ndodhet në spitalin e Korçës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ndodhet në komisariat për të dhënë dëshminë mbi ngjarjen.  

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll