Aktualitet

Rrahën brutalisht babë e bir duke i shkaktuar fraktura në kokë, arrestohet banda e shqiptarit

Shqiptari, italiani dhe braziliani sulmuan me shkelma, grushte dhe sende të forta babë e bir duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

10 Korrik 2022, 18:05 Nga k.m.
Rrahën brutalisht babë e bir duke i shkaktuar fraktura në
Foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka mundur të arrestojë tre autorët e plagosjes së dy personave në një klub nate të qytetit të Vareses.

Ngjarja ka ndodhur më 13 maj, ndërsa në pranga kanë përfunduar një italian, një shqiptar 20-vjeçar dhe një brazilian 19-vjeçar, të cilët akuzohen nga karabinierët për kanosje, plagosje personi dhe mbajtje sendesh të afta për dëmtim.

Shqiptari, italiani dhe braziliani sulmuan me shkelma, grushte dhe sende të forta babë e bir duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Babai qëndroi 10 ditë në spital, ndërkohë që djali pësoi dëmtime fraktura të rënda në kafkë dhe iu desh më shumë se dy javë kohë në trajtim intensiv./ Marrë nga milanotoday.it

milano itali

Sondazh

Poll