Aktualitet

Vrau 31-vjeçarin turk, Policia gjermane arreston 23-vjeçarin shqiptar: Mendonim se ishte arratisur

Policia gjermane ka arrestuar 23-vjeçarin pasditen e sotme në orën 12.45, pasi i dyshuari akuzohet për vrasjen e një 31-vjeçari më 28 qershor.

10 Korrik 2022, 17:19 Nga k.m.
Vrau 31-vjeçarin turk, Policia gjermane arreston 23-vjeçarin
Fisnik Hoxha

GJERMANI- Pothuajse dy javë pas vrasjes së një të riu në Gjermani, policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin shqiptar, Fisnik Hoxha. Policia gjermane ka arrestuar 23-vjeçarin pasditen e sotme në orën 12.45, pasi i dyshuari akuzohet për vrasjen e një 31-vjeçari më 28 qershor.

Sipas mediave gjermane, në momentin e prangosjes, Fisnik Hoxha raportohet se nuk ka rezistuar, e sipas prokurorit të lartë publik Axel Bieler, prandosja e tij ishte e qetë. Pas vrasjes ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjermane i druheshin arratisjes së tij për në Shqipëri. Policia nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur dy javët e fundit 23-vjeçari.

Sa i përket vrasjes, motivi i krimit është ende i paqartë. Mendohet se i prangosuri ka pasur një konflikt me viktimën që para mbrëmjes së 27 qershorit. Mendohet se 31-vjeçari është përplasur me vëllain e Hoxhës, i cili i ka thënë se nuk duhet ta shohë më në lagjen Gaarden të Kielit. Më 28 qershor turku ka shkuar dhe shqiptari ka qëlluar disa herë duke i marrë jetën. Pas ngjarjes, i riu shqiptar u larguar nga skena e krimit në drejtim të paditur. Ndërsa autoritetet gjermane e shpallën në kërkim duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë euro për këdo që jep informacion. 

fisnik hoxha gjermani

Sondazh

Poll