Aktualitet

Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Aksion në Dobraç! Mësyjnë 10 furgonë RENEA, kërkohej Duel Mehmedaj

10 furgonë të repartit Special RENEA dhe FNSH e qytetit, mëngjesin e të premtes deri në mesditë, kanë ushtruar kontrolle në disa shtëpi në lagjen Dobraç.

10 Korrik 2022, 16:57 Nga k.m.

 

Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Aksion në Dobraç! Mësyjnë 10
Ridvan Ramazani

 

SHKODËR- Aksion sot për kapjen e Duel Mehmedajt, por sërish Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t nuk ia kanë dalë që të kapin të dyshuarin kryesor për vrasjen e 28 nëntor 2020 të Ridvan Ramazanit (Hyseni) në fshatin Dajç të Shkodrës. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", 10 furgonë të repartit Special RENEA dhe FNSH e qytetit, mëngjesin e të premtes deri në mesditë, kanë ushtruar kontrolle në disa shtëpi në lagjen Dobraç. Pikërisht në këtë zonë, ku ndodhen edhe banesat e familjes Bajri, dyshohej se fshihej i shumëkërkuari. Por nuk është gjetur as sot. 

Në ambientet e policisë Shkodër, janë shoqëruar 3 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje u lanë sërish të lirë, duke finalizuar me aq aksionin e zhvilluar sot. Duel Mehmedaj akuzohet se në 28 nëntor 2020, ekzekutoi me automatik Ritvan Ramazanin, pas një konflikti të dobët të ndodhur mes djalit të Ramazanit dhe vëllait të Duelit, Hydajet Mehmedaj. Në pamjeve filmike të regjistruara në atë kohë nga kamerat e zonës duket momenti ku, Duel Mehmedaj, zbret nga një “Benz-Mercedes”, ngjyrë të zezë me targë AA 259 BA dhe në duar mban një kallashnikov, ku fillon të qëllojë në drejtim të Ramzanit, i cili ndodhej në timonin e automjetit tip “BMë X5”. Nga këto filmike por dhe dëshmitë e dhëna që ka qëlluar me një pistoletë “TT”, ka qenë Ritvan Ramazani.

Sipas argumentit të prokurores së çështjes, Hydajet Mehmedaj, ka qënë shofer i automjetit nga ka zbritur vëllai i tij, Duel Mehmedaj, i cili akuzohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të Ritvan Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Me përfundimin e hetimeve të kësaj dosje penale, janë çuar në gjykatë si të pandehur: Duel Mehmedaj dhe Mikljor Gjoka. Duel Mehmedaj akuzohet për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”, ndërsa Mikljor Gjoka për veprën penale të “Moskallëzimit të krimi”. Gjithsesi pas hekurave ka përfunduar vetëm Mikljor Gjoka. 

ridvan ramazani vritet ridvan ramazani e duel mehmedaj

Sondazh

Poll