Sport

Di Maria nostalgjik, tregon pse zgjodhi numrin 22 te bardhezinjtë e Juventusit...

"Zgjodha numrin 22, sepse më kujton finalen e Champions League që fitova me Real Madrid kundër Atletico Madridit [2014]. Në atë ndeshje unë kam luajtur me një fanelë me numrin 22, shpresoj që ky të jetë edhe një numër fati për Juventusin”

9 Korrik 2022, 18:51 Nga DOSJA
Di Maria nostalgjik, tregon pse zgjodhi numrin 22 te bardhezinjtë e

ITALI - Sulmuesi argjentinas Di María, ish-lojtar i PSG-së, 34 vjeç, për një sezon do të luajë për bardhezinjtë e ‘Zonjës së Vjetër’. Përforcuesi i Juventusit, në fjalët e tij të para me ngjyrat e reja, ka treguar edhe për zgjedhjen e numrit 22 në fanelë.

 “Është një fazë e re për mua, jam shumë i lumtur. Unë kam qenë gjithmonë në ekipet më të mira në çdo vend dhe në Itali, skuadra më e mirë është Juventusi. E di që ata nuk e kanë fituar Serinë A apo Kupën e Italisë, kështu që qëllimi im është të ndihmoj Juventusin të fitojë gjithçka. 

Zgjodha numrin 22, sepse më kujton finalen e Champions League që fitova me Real Madrid kundër Atletico Madridit [2014]. Në atë ndeshje unë kam luajtur me një fanelë me numrin 22 dhe shpresoj që ky, të jetë një numër fati edhe për Juventusin, që me të vërtetë kërkon ta fitojë këtë trofe”,- tha ai, duke premtuar “përkushtim, një frymë sakrifice dhe një mentalitet fitues” në radhët e bardhezinjve të Torinos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll