Sport

Boksieri shqiptar ‘i tregon vendin’ hajdutit, që u përpoq t’i vidhte makinën…

Hajduti nuk e dinte faktin se Mercedesi i përkiste një boksieri me përvojë si kampioni Senad Gashi. Me ta parë boksieri 32-vjeçar menjëherë e goditi grabitësin dhe e rrëzoi në tokë

9 Korrik 2022, 19:22 Nga DOSJA
Boksieri shqiptar ‘i tregon vendin’ hajdutit, që u përpoq

GJERMANI - Ish-kampioni i botës dhe i Europës në peshën e rëndë për Gjermaninë, shqiptari Senad Gashi, të enjten në mbrëmje në Hamburg doli nga një shisha bar, kur vërejti se një person po përpiqej t’i vidhte makinën e tij Mercedes Brabus, shkruan ‘Bild’ të shtunën.

Por hajduti nuk e dinte faktin se Mercedesi i përkiste një boksieri me përvojë si Gashi. Me ta parë hajdutin, boksieri 32-vjeçar menjëherë e goditi dhe rrëzoi në tokë, duke e goditur edhe me shkelma.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër vetura patrullimi mbërritën në vendngjarje, por beteja e pabarabartë ishte vendosur prej kohësh. Hajdutit i ishte ‘treguar vendi’.

Policia kërkoi një ambulancë për ‘viktimën’, që po tentonte të hapte makinën e boksierit shqiptar. Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulmin hajdutit dhe nuk e ka komentuar deri tani incidentin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll