Sport

Elena Rybakina 'mbretëresha' e re e ‘Wimbledonit’, që shkruan edhe histori…

Kazakja mposht tunizianen Ons Jabeur me rezultatin 3-6, 6-2, 6-2. Triumf me përmbysje në tre sete dhe Slami i parë historik në karrierën e saj

9 Korrik 2022, 17:54 Nga DOSJA

Elena Rybakina 'mbretëresha' e re e ‘Wimbledonit’,

ANGLI - Kampionia e re e ‘Wimbledonit’ është Elena Rybakina, e cila mposht me një rezultat perfekt 3-6, 6-2, 6-2 tunizianen Ons Jabeur. Numri 23 në botë, e cila nuk kishte luajtur kurrë një finale në një Grand Slam, mposhti rivalen e saj në 1 orë e 48 minuta lojë dhe për herë të parë në karrierën e saj, arrin me meritë të ngrejë një trofe kaq prestigjoz. Ky sukses është gjithashtu  afirmimi i parë për një teniste nga Kazakistani, që triumfon në një nga katër turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror.

Wimbledon kurorëzon një 'mbretëreshë' të re. Për të trashëguar skeptrin e Ashleigh Barty në një finale për herë të parë është kazakja Elena Rybakina, mposhti Ons Jabeur, duke përmbysur rezultatin 3-6, 6-2, 6-2. Numri 23 në botë eliminoi tunizianen, femrën e parë afrikane që luan një finale në turneun anglez. 

Nga ana tjetër, kazakja 23-vjeçare është tenistja më e re, që nga viti 2015, që merr pjesë në aktin final të një Grand Slam dhe ka ngjitur shkallën më të lartë të podiumit. Me pak fjalë, sot në Wimbledon historia shkruhet, pasi Kazakistani nuk kishte triumfuar kurrë në Grand Slam.

Rybakina është tenistja e parë, që nga Amélie Mauresmo në 2006 kundër Justine Hénin, që përmbysi një finale të 'Wimbledon', pasi humbi setin e parë. Ajo çon në vendin e saj, Kazakistan, një titull të parë Grand Slam. Ky është edhe kurorëzimi i parë i një lojtareje me origjinë ruse, përpara se ajo të natyralizohej si kazake në vitin 2018.

Elena Rybakina 'mbretëresha' e re e ‘Wimbledonit’,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll