Sport

F1/ Verstappen fiton me autoritet në Austri, dy pilotët e Ferrarit duelojnë me njëri-tjetrin

Max Verstappen fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë.

9 Korrik 2022, 17:48 Nga DOSJA

F1/ Verstappen fiton me autoritet në Austri, dy pilotët e Ferrarit

AUSTRI- Max Verstappen fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë. Holandezi dominoi në 23 xhirot e garës, duke kontrolluar dy Ferrari-t e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz që vetëm sa dueluen me njëri-tjetrin, duke mos ngacmuar supermacinë e holandezit.

Vendi i katërt shkoi për George Russell me Mercedes dhe i pesti për Sergio Perez, autor i një rikthimi të madh i cili u nis nga vendi i shtatë. Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 8. Britanikut iu desh shumë punë për të parakaluar Mik Shumaker, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur më lart.

F1/ Verstappen fiton me autoritet në Austri, dy pilotët e Ferrarit

E.Ç (Dosja.al)

formula 1

Sondazh

Poll