Sport

Për Brojën heshtet… Kante dhe Loftus-Cheek jashtë Chelseas për shkak të vaksinimit

Lojtarët nuk udhëtuan me ekipin sepse nuk ishin të vaksinuar kundër Covid-19, një kërkesë e nevojshme për të hyrë në SHBA. Ndërsa për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja, i rikthyer në Londër pas huazimit te Southampton, nuk flitet gjë

9 Korrik 2022, 17:04 Nga DOSJA

Për Brojën heshtet… Kante dhe Loftus-Cheek jashtë Chelseas

SHBA - Chelsea përpara se të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar parasezonin, ka konfirmuar lojtarët që Tuchel do të ketë për angazhimet para fillimit të Premier League.  Surpriza e madhe ishte se Kante dhe Loftus-Cheek nuk ishin në listë.

Arsyeja pse N'Golo Kanté dhe Ruben Loftus-Cheek nuk udhëtuan për në turneun e Shteteve të Bashkuara ishte për shkak të statusit të tyre të vaksinimit kundër Covid-19. Duhet mbajtur mend se mesfushori francez është një nga ata futbollistë që ishte kundër marrjes së dozave kundër koronavirusit.

Sakaq, për të riun Armando Broja, i rikthyer te ‘blutë’ e Londrës pas huazimit sezonin e kaluar te Southampton, nuk flitet gjë. Kjo të lë të nënkuptosh se sulmuesi i kombëtares shqiptare, me gjasa nuk do të jetë pjesë e Chelseas edhe këtë sezon.

Klubi me një komunikatë për mediat dhe në rrjetet sociale ka konfirmuar listën e 29 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për t'u përballur me Amerikën, Charlotte dhe Arsenal. Në listë ishin edhe Marcos Alonso dhe César Azpilicueta, lojtarë të cilët Barcelona i kërkon në merkato, ndërkohë që trajneri gjerman duket i llogarit për sezonin e ri.

Një detaj i rëndësishëm në njoftimin e lojtarëve, që do të udhëtojnë në SHBA ishte edhe fakti që Azpilicueta është shënuar si kapiten. Ja lista:

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Marcus Bettinelli, Edouard Mendy, Teddy Sharman-Lowe.

Mbrojtës: Marcos Alonso, Ethan Ampadu, Cesar Azpilicueta, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Levi Colwill, Reece James, Kenedy, Emerson Palmieri, Malang Sarr, Thiago Silva.

Mesfushorë: Ross Barkley, Conor Gallagher, Billy Gilmour, Jorginho, Mateo Kovacic, Mason Mount, Harvey Vale.

Sulmues: Tino Anjorin, Michy Batshuayi, Kai Havertz, Callum Hudson-Odoi, Christian Pulisic, Timo Werner, Hakim Ziyech.

Për Brojën heshtet… Kante dhe Loftus-Cheek jashtë Chelseas

'Blutë' e Londrës do të mbërrijnë në Los Anxhelos, ku do të grumbullohen në një kamp të vogël për të rritur ritmin para ndeshjeve parasezonale. Ndeshja e parë do të jetë më 16 korrik kundër  Club America, ata do ta luajnë në ‘Allegiant Stadium’. Të mërkurën, më 20 korrik, ata do të përballen me Charlotte FC në stadiumin ‘Bank of America’. Turneu do të përfundojë në Orlando, Florida kundër Arsenalit më 23 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll