Sport

“Rikthimet janë gjithmonë të bukura”/ Nisi karrierën tek Vllaznia, ish-kapiteni i Luftëtarit sërish në Shkodër

1 Gusht 2019, 12:28 Nga DOSJA
“Rikthimet janë gjithmonë të bukura”/ Nisi

SHKODËR– Tashmë është zyrtare, Behar Ramadani është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Futbollisti doli në stëvitje me Vllazninën ku dhe u prezantua para mediave nga klubi shkodran.

29-vjeçari  rikthehet tek skuadra ku nisi karrierën e tij si futbollist. Me kuqeblutë Ramadani është aktivizuar vetëm një sezonin 2013-2014, për të vazhduar më pas drejt Tërbunit.

Ish-kapiteni i Luftëtarit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, ndërsa në fjalët e tij të para si lojtar i Vllaznisë u shpreh shumë i lumtur.

Normalisht gjithmonë rikthimet janë të bukura, aq më tepër kur kthehem tek këto ngjyra me të cilat jam rritur. Tashmë nuk ka më kohë për fjalë, çdo gjë duhet t’ia lëmë kohës dhe t’i futemi punës dhe të mundohemi për të dhënë më të mirën për këtë fanellë dhe për qytetin.

Ndoshta ka qenë edhe çështje fati që nuk kam luajtur shumë në Shkodër. Tek Luftëtari ka qenë shtëpia ime e dytë, e kam kaluar shumë mirë, atje kam kaluar vitet më të bukura të karrierës time i kam kaluar në atë qytet të mrekullueshëm. Sa i takon Vllaznisë vërtetë që kam dhënë shumë pak për të, kështu erdhën rrethanat por shpresoj që këtë vit të jap më tepër dhe të arrijmë ato objektiva që ka klubi.

Tek Vllaznia shoh që ka ndryshime, ka ardhur trajner i ri, po vijnë lojtarë të rinj dhe ajo që mund të them unë është se do të jap maksimumin tim. Sa u takon tifozëve, ata jo këtë vit por historikisht kanë treguar se i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar dhe ato gjithmonë kanë kërkuar me pasë një Vllaznia sa më të mirë, konkurrente për titull dhe jo më për pjesët e tjera të kampionatit”- ka përfunduar Ramadani.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport behar ramadani behar ramadani firmos me vllaznin klubi i vllaznisë behar ramadani behar ramadani firmos me vllaznin klubi i vllaznisë

Sondazh

Poll