Sport

Pothuajse e mbyllur! Portalet në Angli vendosin të ardhmen e Strakoshës, portieri drejt firmës me...

Manchester United pothuajse e ka mbyllur marrëveshjen për të transferuar portierin Thomas Strakosha. Një lajm i bujshëm vjen orët e fundit nga portalet më të rëndësishme në Angli.

9 Korrik 2022, 15:45 Nga DOSJA
Pothuajse e mbyllur! Portalet në Angli vendosin të ardhmen e
Thomas Strakosha

ANGLI- Manchester United pothuajse e ka mbyllur marrëveshjen për të transferuar portierin Thomas Strakosha. Një lajm i bujshëm vjen orët e fundit nga portalet më të rëndësishme në Angli.

Gardiani kuqezi i dha fund aventurës 10-vjeçare te Laizo, ku të paktën prej 2016-ës ka luajtur rregullisht dhe numëron plot 208 ndeshje mes Serisë A, Kupës së Italisë dhe kompeticioneve europiane ku kanë luajtur bardhekaltrit.

Strakosha numëron gjithashtu edhe 19 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, ku prej vitesh ofron një duel shumë të bukur me Etrit Berishën, teksa eksperienca e tij është e mjaftueshme për të qenë zëvendësuesi i parë i një portieri mjaft të njohur, si spanjolli David De Gea. Për Strakoshën ka patur interesim nga disa klube të tjera angleze si Chelsea dhe Fulham.

E.Ç (Dosja.al)

thomas strakosha

Sondazh

Poll