Sport

"Do ta bëjmë të ndryshojë mendje"/ Plas keq në Paris! Ultrasit e PSG kundër trajnerit të ri. (Fjalët e Galtier)

Christophe Galtier prej ditësh është emëruar si trajneri i PSG. 55-vjeçari ndodhet prej disa ditësh në Paris, por aventura e tij duket se nuk ka nisur mirë

9 Korrik 2022, 15:22 Nga DOSJA
"Do ta bëjmë  të ndryshojë mendje"/ Plas keq
Ultrasit e PSG

PARIS- Christophe Galtier prej ditësh është emëruar si trajneri i PSG. 55-vjeçari ndodhet prej disa ditësh në Paris, por aventura e tij duket se nuk ka nisur mirë. Gjatë prezantimit të tij, përveç që foli për Mbappe, Neymar apo dualizmin mes Navas dhe Donnarumma, ai foli edhe për tifozët. Një fjali e thënë nga trajneri krijoi jo pak diskutime.

Trajneri, në fakt, nënvizoi se “në Parc des Princes nuk ka mbështetje të zjarrtë”. Fjalë që nuk u pëlqyen nga tifozët e PSG. Këtë e ka bërë të ditur edhe Romain Mabille, i cili është kreu i ultrasve. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për Le Parisien.

“Galtier nuk mund të anashkalojë peshën e fjalëve të tij, të kota dhe ofenduese. Do ta bëjmë të ndryshojë mendje, sa keq që prishi gjithçka”. Fjalë fyese sigurisht, por presidenti i Collectif Ultras Paris nuk do që ta fillojnë me këmbën e gabuar dhe arrin në përfundimin se ai është i hapur për diskutim.

E.Ç (Dosja.al)

psg

Sondazh

Poll