Politike

Berisha e shpalli armik Ramën, Vokshi zbërthen mesazhin e kreut të PD: E kishte në kuptimin politik

Këtu ajo përmendi dhunën ndaj banorëve që kanë dalë në protesta kundër shembjes së banesave të tyre e jo vetëm. 

9 Korrik 2022, 17:52 Nga F.M
Berisha e shpalli armik Ramën, Vokshi zbërthen mesazhin e kreut
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha e ka patur në kuptimin politik shpalljen armik të kryeministrit Edi Rama. Në një intersitë për News24, Vokshi tha se Rama është armik i popullit, e se për këtë arsye, është armiku politik i të gjithëve. Këtu ajo përmendi dhunën ndaj banorëve që kanë dalë në protesta kundër shembjes së banesave të tyre e jo vetëm. 

"Sali Berisha e shprehu qartë, tha se kush dillet si armik me popullin, do të jetë edhe armiku i tij politik, e theksoj, politik. Pse them që Rama është sjellë si armik me qytetarët? Ka përdorur dhunë mbi ta në protestat e banorëve për shtëpitë, është shkelje e Konventës, sim und të ndodhë kjo. Premtoi që nuk do t’i shembte shtëpitë e qytetarëve, por që nuk e mbajti fjalën. A u soll si armik me kulturën, me gazetarët?"- tha Vokshi. 

Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

albana vokshi

Sondazh

Poll