Politike

Albana Vokshi tregon si do vijojë aksioni: Fronti do ulet për bisedime, dy pikat që treguan se qeveria u ndikua

Ndryshimi i çmimit të naftës çdo ditë dhe deklarimi i rritjes së pagave, sipas Vokshi janë tregues që qeveria e ka ndjerë ndikimin e protestës së 7 korrikut. 

9 Korrik 2022, 17:48 Nga F.M
Albana Vokshi tregon si do vijojë aksioni: Fronti do ulet për
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka treguar se Partia Demokratike ka krijuar një front që do të merret me aksionin e protestave në vijim. Në një intervistë për News24, Vokshi u shpreh se nuk di të thotë një datë për zhvillimin e protestës së radhës, por që aksioni nuk do të ndalet me kaq. Ndryshimi i çmimit të naftës çdo ditë dhe deklarimi i rritjes së pagave, sipas Vokshi janë tregues që qeveria e ka ndjerë ndikimin e protestës së 7 korrikut. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ka një aksion konkret se si do të vijohet?

Albana Vokshi: Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se nuk njofton vetëm struktura e Partisë Demokratike. Duhet edhe reagim nga qytetarët, njerëz të lirë që nuk kanë frikë të protestojnë, është krijuar një front për shpëtimin e Shqipërisë. Kemi shumë aktorë të Shoqërisë Civile, palëve të interest. 7 korriku tregoi që ne jemi opozita e vërtetë. Ka edhe parti të tjera që janë pjesë e Parlamentit, e kemi krijuar një front dhe do të ulemi të flasim. Protesta do shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë, në çdo lagje, nuk ka kthim pas. Brenda katër ditëve është ndërruar çmimi i naftës, më pas nxorri ministren që të deklarojë rritjen e pagave, megjithëse qesharake. Kjo tregon që protesta ka pasur ndikim.

Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

albana vokshi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll