Aktualitet

Tragjike! I riu shqiptar vdes nga temperaturat e larta në Itali, po punonte në sera

Trupi i tij është larguar që aty dhe pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

9 Korrik 2022, 16:55 Nga F.M
Tragjike! I riu shqiptar vdes nga temperaturat e larta në Itali, po punonte
Vendi ku vdiq shqiptari në Itali

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një tokë bujqësore në Itali. Mediat italiane shkruajnë se trupi i shqiptari është pikasur ditën e sotme i pajetë në Falciano del Massico. Nga informacionet paraprake, raportohet se i riu shqiptar mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta.

I riu i dentifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar. 

Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur. Trupi i tij është larguar nga sera dhe pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Shqiptari ishte banor në zonën e Sparanise.

shqiptaret ne itali vdes 20-vjecari shqiptar

Sondazh

Poll