Aktualitet

Arrestohet Majori i ushtrisë shqiptare në Holandë, u kap me 'shtëpi bari', shteti e dërgoi me mision

Ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.

9 Korrik 2022, 15:27 Nga F.M
Arrestohet Majori i ushtrisë shqiptare në Holandë, u kap me
Majori Ermal Dinoshi

HOLANDË- Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje është vënë në pranga nga autoritetet holandeze pasi dyshohet se është përfshirë në ndërtimin e laboratori për rritjen e kanabisit (shtëpi bari).

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu shkruan se ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.

Por autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë. Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

arrestohet majori shqiptar ne holande ermal dinoshi

Sondazh

Poll