Aktualitet

Shteti i çoi me mision, por ngriti ‘shtëpi bari’ në Holandë, Majori shqiptar: Keni ngatërruar person, s’është e vërtetë

Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen.

9 Korrik 2022, 15:39 Nga F.M
Shteti i çoi me mision, por ngriti ‘shtëpi bari’ në
Majori Ermal Dinoshi

TIRANË- Majori Ermal Dinoshi i cili është vënë në pranga në Holandë dhe po hetohet për ngritjen e një ‘shtëpie bari’ ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen.

“Çfarë Çfarë? Absolutist jo, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar,”- tha ai.

Ç’ka ndodhur me Majorin?

Ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.

ermal dinoshi arrestohet majori shqiptar ne holande

Sondazh

Poll