Aktualitet

Majori shqiptar me 'shtëpi bari' në Holandë, MM i ndalon detyrat: Kthehu menjëherë në Shqipëri, presim raport

Pohon që është përfshirë në veprimtari dhe se po hetohet nga autoritetet holandeze.

9 Korrik 2022, 15:42 Nga F.M
Majori shqiptar me 'shtëpi bari' në Holandë, MM i
Majori Ermal Dinoshi

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze, pas arrestimit të Majorit shqiptar në Holandë, Ermal Dinoshi, i cili u vu në pranga pasi u kap me 'shtëpi bari'. Ministria e Mbrojtjes thotë për TopChannel se i ka ndaluar Dinoshit të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë si dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të tij në atdhe.

"Eshtë përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze. Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe.Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim,"- thuhet në reagim. 

Ç’ka ndodhur me Majorin?

Ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.

arrestohet majori shqiptar ne holande ermal dinoshi

Sondazh

Poll