Politike

‘Kjo ishte loja’, Basha “kapet” me Ramën: Nuk e zë gjumi hajdutin, për kullat e Teatrit merr 200 mln

1 Gusht 2019, 10:34 Nga DOSJA
‘Kjo ishte loja’, Basha “kapet” me Ramën: Nuk e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar për ndërtimin e një të riu.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se kryeministrin Edi Rama nuk e zë gjumi pasi për 6 kullat do të merren 200 milionë euro.

“Puna e Teatrit ishte loooja! Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën! Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës,”-shkruan Basha. 

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar lulzim basha ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll