Politike

Vendosja e gërmat te Teatri hedh poshtë ‘arsyetimin’ e ministres, Hervin Çuli ia kalon përgjegjësinë Veliajt

1 Gusht 2019, 05:53 Nga DOSJA
Vendosja e gërmat te Teatri hedh poshtë ‘arsyetimin’ e

Tiranë- Shembja e Teatrit Kombëtar është ende një çështje e nxehtë. Kjo kundërshtohet nga qytetarët, artistë dhe Shoqëria Civile. Po kështu vijon edhe ngujimi i artistëve tek kjo godinë.

Debate pak muaj më parë parti edhe për heqjen e gërmave tek teatri. Ishin artistët të parët që denoncuan heqjen tyre dhe theksuan se nuk do të lejonin një gjë të tillë. Por shteti veproi shpejt.

Në fakt nga organet kompetente ka dy deklarata në lidhje me këtë çështje. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në muajin maj deklaroi gërmat u hoqën pasi kishin një rrezikshmëri të lartë shembjeje.

“Germat, në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojnë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi”, deklaroi ajo.

Por këtij “arsyetimi” nuk i bashkohet drejtori i teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Së fundmi ai ka deklaruar se e gjithë kjo ka qenë një lëvizje e nxituar e bashkisë Tiranë. “Heqja e gërmave është bërë nga Bashkia. Për mua ka qenë një lëvizje e nxituar, por nuk ka qene provokim. Jam i bindur për ketë.”, u shpreh ai.

Gërmat e Teatrit kombëtar u hoqën pak javë më parë gjatë natës nga disa punonjës të bashkisë. Por artistët pak ditë më vonë, i vendosën sërish ato dhe tashmë godina e Teatrit në pjesën ballore të saj është e identifikueshme prej tyre.

Madje nuk ka rënë asnjë gërmë dhe nuk është shembur asgjë.  Kjo do të thotë se versioni i ministres në fakt nuk rezultoi. Ndërsa Çuli për heqjen e gërmave ia kalon përgjegjësinë Veliajt.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elva margariti heqja e gërmave tek teatri hervin culi elva margariti heqja e gërmave tek teatri hervin culi

Sondazh

Poll