Politike

“Non grata”, gazetari ‘plas bombën’: Në listën e DASH mund të jenë edhe eksponentë të rëndësishëm të opozitë

31 Korrik 2019, 19:22 Nga DOSJA
“Non grata”, gazetari ‘plas bombën’: Në

Gazetari Erl Murati i  ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora spekuloi lidhur me faktin pse kreu i partisë së PD-së, Lulzim Basha dhe opozita nuk e përmend shpalljen ‘non grata’ të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Murati u shpreh se Basha po tregohet i kujdesshëm sepse dyshimet janë që në listën e departamentit të DASH nuk janë vetëm eksponentë të mazhorancës, por mund të jenë edhe eksponentë të rëndësishëm të opozitës.

Beti Njuma: Pse opozita nuk e përmend më emrin e zotit Dakos?

Erl Murati: Përsëri do jem në fushën e spekulimit, do mundohem t’i bëj një përkthim qëndrimit të opozitës. Por sigurisht pa folur vetë eksponentët e opozitës ne nuk mund të kemi një qëndrim dhe panoramë të qartë se çfarë po ndodh. Por dyshimet janë që në këtë listë të departamentit të DASH nuk janë vetëm eksponentë të drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, nuk janë vetëm eksponentë të mazhorancës, por sigurisht mund të jenë edhe eksponentë të rëndësishëm të opozitës. Ju mbani mend pak javë më parë kur kolegia e Zërit të Amerikës pyeti kryetaren e LSI-së nëse ajo kishte dijeni apo jo që nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili i është refuzuar hyrja në SHBA. Prandaj dyshimi im po them është që në këtë listë nuk gjenden vetëm eksponentë të mazhorancës, por edhe eksponentë të opozitës. Prandaj zoti Basha ka vendosur të mbajë një qëndrim të kujdesshëm. Nuk e di nëse në këtë listë është ose jo zoti Basha, por dimë gjithashtu që ka një hetim të nisur nga prokuroria e shtetit për atë çështjen e shumëpërfolur të lobimit, që quhet lobimi rus, por që nuk është në të vërtetë ashtu. Prokuroria shqiptare e ka nisur procedurën për falsifikim të dokumenteve, pra për mosdeklarim në KQZ të financimeve dhe nuk mund të flas me siguri nëse Basha është në atë listë apo jo. Por fakti që në këtë listë mund të ndodhen eksponentë të rëndësishëm të opozitës e bën zotin Basha të jetë i kujdesshëm, sepse edhe zoti Berisha pak muaj më parë është përfolur nga politikanët që i është refuzuar viza amerikane.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erl murati non grata vangjush dako non grata ne shba erl murati non grata vangjush dako non grata ne shba

Sondazh

Poll