Politike

Presidenti Meta sulmon sërish Ramën, i nis letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Konfirmoj mbështetjen time (VD)

1 Gusht 2019, 06:53 Nga DOSJA
Presidenti Meta sulmon sërish Ramën, i nis letër Aleancës

Tiranë- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar,  sipas tij për të konfirmuar mbështetjen  në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit teatror.

Njëkohësisht Meta ka publikuar edhe një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama në vitin 2000 për mbrojtjen e trashigimnisë kulturore.

Reagimi: 

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike letra e ilir metës ngujimi tek teatri teatri kombetar letra e ilir metës ngujimi tek teatri teatri kombetar

Sondazh

Poll