Politike

Krimet e Rënda ndryshojnë masën për ish-deputetin e PS-së Arben Çukon, e lënë të lirë

1 Gusht 2019, 06:37 Nga DOSJA
Krimet e Rënda ndryshojnë masën për ish-deputetin e

Tiranë- Për Arben Çukon, ish-deputetin e PS-së Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje. Gjykata deklaroi se nuk kishte prova për të mbajtur ish-deputetin në “arrest shtëpie”.

Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Grupi u zbulua gjatë përgjimeve të prokurorisë në lidhje me transferimin e një të dënuari me burg. Sqarojmë se Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.

Dosja 339 është ndarë në disa fraksione dhe hetimet vijojnë për shitblerjen e votave, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të PS, mes tyre kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Nën hetim janë edhe grupi i Avdylajve për trafik droge.

J.V/Dosja.al.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben cuko çuko detyrim paraqitje operacioni volvo 4 arben cuko çuko detyrim paraqitje operacioni volvo 4

Sondazh

Poll