Politike

Basha i përgjigjet Ramës për Teatrin: Ja si mashtron hajduti psiqik, asnjë fjalë për bankomatin Dako (VD)

31 Korrik 2019, 18:52 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës për Teatrin: Ja si mashtron hajduti

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për Teatrin duke iu përgjigjur Edi Ramës. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Rama ka gënjyer sërish për Teatrin Kombëtar, duke e quajtur dhe hajdur psiqik.

Po ashtu numri një i opozitës, i ka kujtuar Ramës dhe shpalljen ‘non grata’ të Vangjush Dakos nga SHBA.

“Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin”, shkruan Basha.

Edi Rama sot postoi një video të parkimit pas Teatrti, ku tha se ajo është një gërmadhë dhe duhet shembur. Rama shkruante se ishte i vendosur që të ndërtohej Teatri i ri dhe privatit nuk do i jepej asnjë centimetër tokë.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar vangjush dako edi rama lulzim basha shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar vangjush dako

Sondazh

Poll