Politike

Ç’po kurdis Ditmir Bushati? Ish-ministri i përgjigjet Ramës me fjalët e këngëtarit: Fenomene negative, rreth vicioz, din

1 Gusht 2019, 09:06 Nga DOSJA
Ç’po kurdis Ditmir Bushati? Ish-ministri i përgjigjet

TIRANE- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është në ditët e tij më të këqija në Partinë Socialiste.

Pas shkarkimit si ministër, Rama e hoqi atë edhe nga funksioni i të deleguarit të PS në Shkodër.

Pavarësisht se Bushati u shpreh pas shkarkimit se nuk ka pakënaqësi dhe do të vijojë të punojë, zërat në korridoret e PS flasin për temperaturë të lartë në marrëdhënien e tij me Ramën.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha pardje se në krye të Shkodrës duhet energji, duke shigjetuar kështu Bushatin.

Por edhe ky i fundit, se ka lenë pa përgjigjie. Ish-ministri ka publikuar këngën e Vlashent Satës, “Me jetu”, ku thotë se kjo mendje artistike “na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!”

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

“ME JETU: Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në #Theth, #Shkodër. Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama shkarkimi i ditmir bushatit ditmir bushati edi rama shkarkimi i ditmir bushatit

Sondazh

Poll