Bota

Propozimi francez i dorëzohet Kuvendit, Xhaferi: Të hënën do përcaktojmë seancën e diskutimit

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se për këtë do të diskutohet në koordinimin ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.

8 Korrik 2022, 14:54 Nga d,a
Propozimi francez i dorëzohet Kuvendit, Xhaferi: Të hënën do
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e Hënë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të diskutohet se kur do të mund të mbahet seanca plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozimit–kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.

Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se për këtë do të diskutohet në koordinimin ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.

Të hënën kemi një koordinim, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i qeverisë dhe do të diskutojmë. Do të bëhet një vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por seanca për ribalancin e buxhetit duhet të fillojë të hënën”, tha Xhaferi.

Ai sqaroi se seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës për ribalancin e buxhetit duhet të zgjasë më së shumti pesë ditë dhe është caktuar sipas afateve, por nëse është e nevojshme do të ndërpritet dhe do të caktohet seancë e re në të cilën në rend dite do të ishte Informacioni i dërguar nga Qeveria.

Duke e marrë parasysh se në Kuvend ishte dërguar vetëm Informacioni dhe jo edhe dokumenti i propozimit francez, Xhaferi tha se të gjitha dokumentet tashmë janë publikisht të hapura dhe secili mund t’i shohë.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

talat xhaferi propozimi francez bojan mariçiq

Sondazh

Poll