Bota

Zbulohet momenti kur sulmuesi përgatitet ta qëllojë ish-kryeministrin japonez

Gjatë fjalimit të ish-kryeministrit, autori shikon dhe kërkon mundësinë e duhur për të tërhequr këmbëzën. 

8 Korrik 2022, 14:40 Nga s.s
Zbulohet momenti kur sulmuesi përgatitet ta qëllojë
Shinzo Abe

JAPONI- Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore. Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital.

Në objektivin e kamerës shihet autori i veshur me maskë dhe me një çantë tërthore, raporton protothema.gr. Gjatë fjalimit të ish-kryeministrit, autori shikon dhe kërkon mundësinë e duhur për të tërhequr këmbëzën. 

Zbulohet momenti kur sulmuesi përgatitet ta qëllojë
Shinzo Abe dhe autori

Personi i armatosur hapi zjarr ndaj tij, me një armë të improvizuar ku mori 2 plumba një në gjoks dhe një në qafë. Kjo është vrasja e parë e një ish-kryeministri në Japoni që nga vitet 1930.

Sulmi ndaj Shinzo Abe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ka tronditur një vend ku dhuna politike është e rrallë dhe kontrolli i armëve është i rreptë.

 

atentat ish-kryeministrit japonez shinzo abe

Sondazh

Poll