Aktualitet

Policia italiane i shkon për armë por i gjen drogë, shqiptari kalon nga arrest shtëpie në burg

Policia italiane, në kuadër të aktiviteteve të përditshme hetimore, kishin marrë informacione për praninë e mundshme të një arme brenda shtëpisë së të riut shqiptar, i cili ishte në arrest shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Mbikqyrjes të Ankonës për dënime të shumta dhe ankesa për trafik të paligjshëm droge.

8 Korrik 2022, 13:18 Nga d.a.
Policia italiane i shkon për armë por i gjen drogë, shqiptari
Policia italiane

ITALI- Veprimet e kontrollit, elementet hetimore të grumbulluara dhe aktiviteti hetimor i kryer më pas janë përbërësit që çuan pak ditë më parë në sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e një 35-vjeçari shqiptar, të cilit më pas pas kontrollit të kryer në shtëpinë e tij në komunën e Fermos, iu gjet një lëndë narkotike, më saktë kokainë.

Sipas mediave vendase, policia italiane, në kuadër të aktiviteteve të përditshme hetimore, kishin marrë informacione për praninë e mundshme të një arme brenda shtëpisë së të riut shqiptar, i cili ishte në arrest shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Mbikqyrjes të Ankonës për dënime të shumta dhe ankesa për trafik të paligjshëm droge.

Oficerët pasi kanë marrë lajmin, kanë hyrë menjëherë në shtëpinë e të riut, por gjatë kontrollit të hollësishëm nuk kanë konstatuar praninë e armës, përkundrazi kanë gjetur lëndën narkotike, një hobe precize për ndarjen e drogës dhe materialin e dobishëm për paketimin e dozave.

Materiali i është nënshtruar sekuestrimit penal dhe faktet i janë komunikuar Autoritetit Gjyqësor i cili ka zëvendësuar masën e arrestit në shtëpi me masën e arrestit me burg, të ekzekutuar menjëherë nga hetuesit.

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll