Aktualitet

ELBASAN/ Urdhëri i Gjykatës se mbrojti dot, 39-vjeçari dhunon sërish nënën, arrestohet

39-vjeçari me iniciale Ç. Z, u arrestua në flagrancë nga blutë e Elbasanit dhe do të përballet sërish me akuzën e dhunës në familje.

8 Korrik 2022, 12:20 Nga e.k
ELBASAN/ Urdhëri i Gjykatës se mbrojti dot, 39-vjeçari dhunon
Foto ilustruese

TIRANË- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi dhunoi nënën e tij e cila ishte e pajisur dhe me Urdhër Mbrojtjeje nga Gjykata pasi kjo nuk ishte hera e parë që binte pre e dhunës nga i biri.

39-vjeçari me iniciale Ç. Z, u arrestua në flagrancë nga blutë e Elbasanit dhe do të përballet sërish me akuzën e dhunës në familje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

 

policia e elbasanit

Sondazh

Poll