Aktualitet

BERAT/ Mori fshehurazi çelësat e makinës dhe doli në rrugë, minoreni “hedh në ajër” të moshuaren në vijat e bardha

Zonja 65-vjeçare që mbeti e aksidentuar po kalonte rrugën në vijat e bardha dhe mbante në duar disa qese me ushqime ku siç duket edhe nga pamjet filmike, ushqimet e të plagosurës janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

8 Korrik 2022, 12:31 Nga e.k
BERAT/ Mori fshehurazi çelësat e makinës dhe doli në
Pamje nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Çelepias". Një minoren,që ishte në drejtimin e një automjeti me targa gjermane, ka përplasur në vijat e bardha një grua që po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje.

Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip Volvo me targa gjermane ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip Volswagen Passat, me targa AB 786 DN, që po udhëtonte përpara tij, në të njëjtën korsi. Zonja 65-vjeçare që mbeti e aksidentuar po kalonte rrugën në vijat e bardha dhe mbante në duar disa qese me ushqime ku siç duket edhe nga pamjet filmike, ushqimet e të plagosurës janë shpërndarë në të gjithë rrugën. Ajo u  transportua drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni I identifikuar me inicialet B.O ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha. Të njëjtat burime konfirmojnës ai ja kishte marrë çelësat e makinën fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania,për të shëtitur në qytet.

 

berat

Sondazh

Poll