Aktualitet

U përplas me një rulot, makina përfundon në kanal, lëndohet një vajzë

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë  parakalimi i gabuar. Pas përplasjes me rulotin në të cilin ndodhej një çift holandez makina përefundoi në kanal.

8 Korrik 2022, 13:04 Nga e.k
U përplas me një rulot, makina përfundon në kanal,
Makina e aksidentuar

SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar paraditën e kësaj të premte në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Postribë, konkretisht në fshatin Hot i Ri.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë  parakalimi i gabuar. Pas përplasjes me rulotin në të cilin ndodhej një çift holandez makina përefundoi në kanal. Për pasopjë është dëmtuar pasagjerja e mjetit tip Ford, e drejtuar nga një vajzë e identifikuar me inicialet Xh. S që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.Ndërkohë, Policia e Shkodrës nisi hetimet për këtë aksident.

Duhet theksuar se aksi Shkodër-Postribë është një prej rrugëve më problematike në Bashkinë Shkodër, teksa aksidentet me humbje jete kanë qenë të shumta. Shpejtësia e drejtuesve të mjeteve dhe mungesa e ndriçimit bëhen shkak për aksidentet në këtë rrugë.

shkoder

Sondazh

Poll