Aktualitet

Larje hesapesh? Dy persona të maskuar futen në lokal, plagosin 44-vjeçarin shqiptar në Selanik

Dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin që funksionon si kafene, ku kanë plagosur me thikë në këmbë punëtorin 44-vjeçar me origjinë shqiptare.

8 Korrik 2022, 13:02 Nga d.a.
Larje hesapesh? Dy persona të maskuar futen në lokal, plagosin
Policia greke

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Selanik ku një 44-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një kafene në rrugën Dimitrou në qendër të Selanikut ku shqiptari ishte menaxher i biznesit.

Sipas mediave vendase, dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin që funksionon si kafene, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare. Autorët janë zhdukur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë dhe më pas është larguar.

Dy të huajt e lanë viktimën të gjakosur në tokë dhe u larguan para se të mbërrinte policia. Sipas informacioneve, jashtë dyqanit në rrugën Dimitriou Gounari ka qenë edhe një bashkëpunëtor i tretë.

Siç shihet edhe në fotot e protothema.gr, pak minuta më vonë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së ekipit të DIAS-it dhe një autoambulancë që e ka transportuar viktimën në spitalin e gatishmërisë. Siç u konstatua, njëri nga sulmuesit e kishte goditur me thikë në këmbë 44-vjeçarin, ndërsa pas ndihmës së parë që iu dha, ai u largua nga spitali.

Rasti po hetohet nga Departamenti i Sigurisë së Kullës së Bardhë, ndërsa informacionet e para flasin për një larje hesapesh.

plagoset 44-vjecari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll