Aktualitet

Sekuestrohen 27 'Iphone 13 Pro Max' në Tiranë, ishin futur kontrabandë

I arrestuari me inicialet K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

8 Korrik 2022, 09:59 Nga F.M
Sekuestrohen 27 'Iphone 13 Pro Max' në Tiranë, ishin futur
Telefonat e sekuestruar

TIRANË- 27 aparatë celularë të llojit "Iphone 13 Pro Max" janë sekuestruar në Tiranë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se pronari i dyqanit ku tregtoheshin celularët është vënë në pranga. Aparatët celularë ishin futur kontrabandë dhe do të shiteshin në një dyqan në 'Rrugën e Durrësit në Tiranë. I arrestuari me inicialet K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Phones" Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar. Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Phones". Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

iphone 13 pro max sekuestrohen iphone ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll