Aktualitet

Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë, arrestohen 5 persona në Tiranë

Me ndalimin e tyre, shkon në 90 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore

8 Korrik 2022, 11:42 Nga A.B
Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë, arrestohen 5
Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona pasi kanë tentuar që të korruptonin punonjës të policisë së shtetit. Me ndalimin e tyre, shkon në 90 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit E. Q., A. K. dhe M. P., M. A., dhe A. M., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës godet 5 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara. Shkon në 90 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit E. Q., A. K. dhe M. P., M. A., dhe A. M., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll