Bota

Iu bë atentat teksa mbante fjalim, ndërron jetë në spital ish-kryeministri japonez

Abe po bënte fushatë në qytetin jugor Nara për zgjedhjet parlamentare rreth 300 milje (480 km) nga kryeqyteti Tokio në momentin që u qëllua. 

8 Korrik 2022, 10:55 Nga F.M
Iu bë atentat teksa mbante fjalim, ndërron jetë në spital
Shinzo Abe

JAPONI- Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka ndërruar jetë në spital, aty ku po merrte ndihmë mjekësore pasi iu bë atentat teksa mbante një fjalim mes mbështetësve të tij. Abe po bënte fushatë në qytetin jugor Nara për zgjedhjet parlamentare rreth 300 milje (480 km) nga kryeqyteti Tokio në momentin që u qëllua. 

Ai po mbante një fjalim për kandidatin politik Kei Sato, një anëtar aktual i Dhomës së Lartë që kandidon për rizgjedhje në Nara. Abe u qëllua në qafë me shotgun dhe ra në tokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi që tu mbijetonte dot plagëve të marra.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga.

shenzo abe atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll