Aktualitet

'Më shkelen të drejtat në regjimin '41 bis'/ Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim ankimimin e Shullazit

Shullazi është ankuar për shkelje të të drejtave të njeriut pas izolimit në regjimin ‘41bis’

8 Korrik 2022, 09:21 Nga A.B
'Më shkelen të drejtat në regjimin '41 bis'/
Emiliano Shullazi

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim ankimimin e Emiliano Shullazit për regjimin 41 bis. Shullazi është ankuar për shkelje të të drejtave të njeriut pas izolimit në regjimin ‘41bis’. 

Gjykata e Lartë: Ka parregullsi në vendimin e Apelit, ta shqyrtojë një tjetër trup gjykues. 

Tashmë çështja do të rikthehet në Apelin e Posaçëm me një trupë gjykuese të re, që do të vendosë nëse Shullazi duhet të vazhdojë të qëndrojë në 41 bis apo duhet të dalë nga aty dhe të dërgohet në një qeli të zakonshme.

Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit "41 bis". Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese është kryer vitin e kaluar në muajin shtator. Ankimimi vjen pasi Apeli i GJKKO rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.

Prej 1 gusht 2021 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë në qelitë e izolimit. Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Shullazi akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

emiliano shullazi gjykata e larte

Sondazh

Poll