Aktualitet

Tragjedia me zjarrin në 'Ali Dem', fqinji: I thashë të moshuarës pse nuk e more fëmijën?

Fqinji ka treguar se ambulanca dhe zjarrfikësit u vonuan shumë, ndërsa efektivët nuk kishin pajisjet e duhura për tu futur brenda banesës që po shkrumbohej plotësisht dhe tymi kishte përfshirë të gjithë zonën.

8 Korrik 2022, 09:33 Nga A.B
Tragjedia me zjarrin në 'Ali Dem', fqinji: I thashë të
Fqinji

TIRANË- Fqinji ka treguar për “Fax News” momentet e tmerrit nga zjarri i cili përfshiu banesën në zonën e 'Ali Demit' në Tiranë. Shtëpia ishte e përfshirë nga flakët ndërsa brenda saj ndodheshin gjyshja dhe një foshnjë 6-muajshe e cila u nxor e pajetë. Fqinji ka treguar se ambulanca dhe zjarrfikësit u vonuan shumë, ndërsa efektivët nuk kishin pajisjet e duhura për tu futur brenda banesës që po shkrumbohej plotësisht dhe tymi kishte përfshirë të gjithë zonën.

'Banorët e zonës ndihmuan. Zjarrëfikësit u vonuan një çikë, ambulanca akoma më tepër. Këto janë motive që i dinë ato. Ne i njoftuam menjëherë. Djali s'kishte ofertë, u lajmërua policia. Përbrenda nuk u fut dot më. Dhe në mëngjes më njoftuan mua që t'i ndihmoja, ajo nuk ngre dot këmbët. I thashë, pse nuk e more fëmijën. Zjarrëfikësi doli jashtë, u ul në tokë. U fut një tjetër më i kompletuar, ai e nxorri. '- është shprehur ai.

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane

Sondazh

Poll