Aktualitet

Tragjedia në Tiranë, fqinja: E moshuara u kujtua për qenin, nipin e harroi brenda, e ëma e foshnjes pinte kafe

I vogli, sipas fqinjës, ka dalë i nxirë nga tymi.

8 Korrik 2022, 09:36 Nga F.M
Tragjedia në Tiranë, fqinja: E moshuara u kujtua për qenin, nipin
Fqinja

TIRANË- Fqinja ka treguar detaje rrëqethëse nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mensatës së kaluar në Tiranë. Gruaja shprehet për mediat se e moshuara që ndodhej në banesë ka dalë të kërkojë ndihmë nga fqinjët, por kishte harruar që kishte nipin brenda. Ajo thotë se e moshuara që quhet Janulla kishte përmendur qenin fillimisht e më pas ishte kujtuar për nipin. I vogli, sipas fqinjës, ka dalë i nxirë nga tymi.

"20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital,"- tregon fqinja. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar. E moshuara ka qenë duke gatuar në bodrum në momentin që bombola ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapet dhe e moshuara ka dalë të kërkojë ndihmë duke lënë foshnjen brenda. Fqinjët kanë njotuar zjarrfikësen që ka ardhur në vendin e ngjarjes. Ata arritën që ta nxirrnin beben gjallë, por ndërroi jetë në spital. Gjyshja dhe dy zjarrfikës gjithashtu kanë përfunduar në spital gjithashtu.

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane

Sondazh

Poll