Aktualitet

Folësit në protestën e Berishës i humb portofoli: Mbajini të gjitha paratë po deshët, vetëm më ktheni kartat

Ai shton gjithashtu se paratë mund edhe të mos ia kthejnë, por kartat i ka të domosdoshme.

8 Korrik 2022, 09:32 Nga F.M
Folësit në protestën e Berishës i humb portofoli: Mbajini
Kreshnik Osmani

TIRANË- Kreshnik Osmani, një nga folësit në podiumin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” humbur portofolin në protestën e zhvilluar një ditë më parë në Partinë Demorkatike. Në një postim në Facebook, Osmani u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij që ta ndihmojnë të rikupperojë kuletën pasi brenda saj ka kartat që i duhen. Ai shton gjithashtu se paratë mund edhe të mos ia kthejnë, por kartat i ka të domosdoshme.

“Miq të dashur!  Gjatë protestës se sotme, kam humbur sot portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër. Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë!  Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe. Ju faleminderit!"- shkruan ai në Facebook.

Folësit në protestën e Berishës i humb portofoli: Mbajini
Postimi i Kreshnik Osmanit

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

kreshnik osmani

Sondazh

Poll