Politike

VD-Sali Berisha i drejtohet Ramës nga sheshi: Ne jemi armiq! Unë kam ideal lirinë, ti pushtetin

Po ashtu ka ka përmendur faktin që Rama shkoi në Vlorë sot, duke thënë se ia ka mbathur.

7 Korrik 2022, 20:48 Nga I.A,K.M
VD-Sali Berisha i drejtohet Ramës nga sheshi: Ne jemi armiq! Unë kam
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka thënë kryeministrit Edi Rama që ata së bashku janë armiq. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ai ka ideal lirinë ndërsa Rama ka pushtetin. Po ashtu ka ka përmendur faktin që Rama shkoi në Vlorë sot, duke thënë se ia ka mbathur.

"Qytetarë të mbarë Shqipërisë. Të dashur demokratë dhe demokrate, të dashur bashkëatdhetare, të ardhur nga mijëra kilomtra larg, zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Sonte më shumë se kurrë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve janë të drejtuara tek ju. Të dashur qytetarë dhe qytetare erdhët në këtë bulevard sepse iu thirri ora e lirisë. Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që iu ngriti në këmbë. Vëllezër dhe motra, jeni këtu sepse nuk pranoni që të jeni qytetarë të lirive dhe të drejtave të mohuara. Sot, pasarsdhësi i tyre, Edi Rama ia mbathi. Përsëri do ia mbathë, orët e tij janë të numëruara. Edi Rama, ne të dy sot jemi armiq, po pse? E rëndë dhe e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime tjetër fjalë nuk nxjerr, ti ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse unë, kemi për ideal lirinë, lirinë dhe vetëm lirinë. Ne jemi armiq Edi Rama," tha Berisha.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll