Politike

VD-Vokshi në protestë: S’do të ketë bankë ku do të mund të fshehin paratë e vjedhura

Ajo shtoi gjithashtu se nuk të lejojë që të vjedhin asnjë qindarkë të qytetarëve shqiptarë.

7 Korrik 2022, 20:32 Nga F.M
VD-Vokshi në protestë: S’do të ketë bankë ku do
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi u shpreh se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Nga podium në protestë, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë. Ajo shtoi gjithashtu se nuk të lejojë që të vjedhin asnjë qindarkë të qytetarëve shqiptarë.

“Po ju del shpirti për dia prodhime që shesin nën kosto. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalet, ndaj atë duhet ta ndalim ne, ka vetëm një mënyrë për ta ndalur. Protesta, protesta dhe vetëm protesta. Ne nuk do të dorëzohemi, ne do të ngremë zërin në sheshe. Nuk do të ketë krim pa ndëshkim, nuk do të ketë asnjë bankë ku ata do të mund të fshehin pasurinë e tyre. Do të ngremë zërin, ne do të fitojmë, fitore,”- tha Vokshi.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

albana vokshi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll