Politike

Mijëra protestues poshtë zyrës, Rama publikon videon nga "Bypass-i" i Vlorës: E pëlqyen dhe amerikanët

Dhjetra komentuesë i kanë kujtuar kryeministrit protestën por nga ana e shefit të qeverisë nuk ka asnjë koment!

7 Korrik 2022, 19:26 Nga f.g
Mijëra protestues poshtë zyrës, Rama publikon videon nga
Edi Rama dhe Belinda Balluku

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është i pashqetësuar nga protesta e Partisë Demokratike poshtë zyrës së tij. Teksa mijëra qytetarë kërkojnë largimin e qeverisë dhe marrjen e përgjegjësive përballë rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike, kryeministri ka publikuar një video nga hapja e qarkullimit për automjetet në Bypass-in e Vlorës. Dhjetra komentuesë i kanë kujtuar kryeministrit protestën por nga ana e shefit të qeverisë nuk ka asnjë koment!

"Turistët amerikanë që ishin këtu paradite nuk e besonin që kjo vepër (Bypass-i) ishte në Shqipëri. Ata nuk e imagjinojnë dot që vepra ka një kompleksitet të madh",-tha Kryeministri. 

edi rama sali berisha bypassi i vlores protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll