Politike

Qytetarja në protestë: Kam dy diploma, por jam pa punë!

E pranishme në podium, qytetarja tha se protesta nuk duhet lënë me kaq.

7 Korrik 2022, 20:40 Nga F.M
Qytetarja në protestë: Kam dy diploma, por jam pa punë!
Qytetarja në protestë

TIRANË- Një qytetare u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në shesh për të protestuar. E pranishme në podium, qytetarja tha se protesta nuk duhet lënë me kaq. Ajo shtoi se vetë është diplomuar dy herë, por që sot është pa punë.

“Jam diplomuar dy herë në fakt, por jam e papunë. Jemi mbledhur këtu për një qëllim të vetëm, përtë ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Presin nga ne që tu sigurojmë një të ardhme më të sigurtë. Por si ta bëjmë këtë gjë? Të protestojmë për arsimin, për moshën e tretë, për vendet e punës, me zërin e një qytetareje ju ftoj që ta çojmë këtë nismë deri në fund, të mos lejojmë shpopullimin e vendit tonë. Të mos lejojnë betonizimin e vendit. Së bashku do t’ia dalim. Unë uroj dhe shpresoj të mos mbetët këtu kjo gjë, port ë vijojë deri në fund të misionit tonë. Doktor faleminderit që na ktheve shpresën,”- tha qytetarja.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll