Politike

Bulevardi i mbushur plot, por pse po protestojnë qytetarët sot

Mijëra qytetarë janë janë mbledhur para kryeministrisë me flamuj kombëtarë si dhe me flamuj të PD-së.

7 Korrik 2022, 19:59 Nga I.A
Bulevardi i mbushur plot, por pse po protestojnë qytetarët sot
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbushur gjithë Bulevardin. Mijëra qytetarë janë janë mbledhur para kryeministrisë me flamuj kombëtarë si dhe me flamuj të PD-së.

Por pse po protestojnë qytetarët sot?

Qytetarët kanë dalë në protestë pasditën e sotme për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore. Po ashtu ata kanë dalë të protestojnë për rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërkohë që qytetarët kanë deklaruar se nuk po mbyllin dot muajin për shkak të shpenëzimeve të shumta që kanë. Qytetarët po ashtu kanë dalë të protestojnë për prishjen e banesave në zonën e 5 Majit dhe të Laprakës. Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë Rama dhe janë shprehur se kjo protestë do të jetë e para nga të shumtat.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll