Politike

SURPRIZË! Berisha merr dhuratën nga protestuesi, i dhurohet mini-statuja e Isa Boletinit

Dhuratën Berishës ia ka kaluar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

7 Korrik 2022, 20:07 Nga k.m.
SURPRIZË! Berisha merr dhuratën nga protestuesi, i dhurohet
Sali Berisha dhe dhurata

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë një dhuratë sot gjatë protestës së Partisë Demokratike. Një person i është afruar dhe i ka dhënë një statujë në miniaturë të Isa Boletinit. Dhuratën Berishës ia ka kaluar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Pasi ka marrë dhe inspektuar dhuratën, Berisha e ka inspektuar duke buzëqeshur, e më pas ia ka kaluar truprojës së tij për ta siguruar në një vend larg turmës. Me shumë gjasë për t'ja shtuar koleksionit të tij në zyrë,ku mban të gjitha dhuratat. 

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll