Politike

VD-Agron Shehaj: Nuk jam këtu për veten time, por ne jemi alternativë e vetme

Po ashtu Shehaj ka thënë se korrupsioni dhe pandëshkueshmëria kanë bërë që qytetarët të mos kenë më besim te qeveria e tanishme.  

7 Korrik 2022, 20:19 Nga I.A,K.M
VD-Agron Shehaj: Nuk jam këtu për veten time, por ne jemi
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se Partia Demokratike është alternativa e vetme për vendin. Gjatë protestës së sotme, Shehaj ka thënë se nuk ka dalë aty as për veten e tij dhe as për Berishën. Po ashtu Shehaj ka thënë se korrupsioni dhe pandëshkueshmëria kanë bërë që qytetarët të mos kenë më besim te qeveria e tanishme.  

"Dua të jem i qartë që në fillim, unë nuk jam këtu për veten time, nuk jam këtu as për Sali Berishën. Një gjë e madhe na ka mbledhur, e bsedojmë çdo ditë me njerëzit që njohim dhe familjarët. Ajo përmblidhet me një fjali të vetme: "Në Shqipëri nuk ka më të ardhme". Kështu mendon shumica absoilute e shqiptarëve. Por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen, por po bëjnë planë t'u bashokhen atyre që kanë ikur nga Shqipëria. Dhe nuk i bëjmë dot me faj në fakt. Kanë humbur besimin sepse ka shumë vite që atyre nuk iu ofrohet zgjidhja që ata duan, përballë korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së Ramës, shqiptarëve mund t'u kthejë shpresën vetëm një alternativë, oferta e ndershmërisë dhe zbatimit të ligjit për të gjithë. Pas skandaleve të panumërta, Rama investon miliona në media dhe në lobime për t'i bindur shqiptarët se ne jemi të gjtihë njësoj.

Pasi u pasuruan në kurriz të shqiptarëve, tani duan të na bindin se në Shqipëri nuk ka njerëz të ndershëm. Para disa ditësh, Rama tha tekstualisht, korrupsioni nuk është një nga problemet kryhesore në Shqipëri, problemi, tha është paaftësia. Jo. Shqiptarët ikin nga vendi se qeveria është thellësisht e korruptuar. Ne nuk mund të pajtohemi me plaçkitjen, blerjen e mediave, kapjen e drejtësisë si standardi i ri dhe i pandryshueshëm i Shqipërisë. Jo të dashur miq, kështu bëjnë ata që nuk kanë atdhe. ne që duam një vend normal, një vend që zhvillohet me punë, ku shqiptarët ecin përpara me ndershmëri. Ne jemi shumica. Ky nerv është gjallë. E dëshmon prania juaj sonte këtu dhe shumë të tjerë do ta bashkohen. Dhe do të na bashkohen vetëm nëse ne tregojmë se nuk duam të vijmë në pushtet për të vjedhur dhe për t'u pasuruar. Duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta dhe alternativa e vetme e jona," tha ajo.

agron shehaj protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll